Minatorët bllokojnë punën në Trepçe. Ata kanë refuzuar të premten punën në horizontet e kësaj miniere për shkak të pagave  të ulëta. Bëhet e ditur se ata kanë filluar grevën që nga orët e mëngjesit të së premtes.

Regimi i tyre vjen pasi vendimi i Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila ka hedhur poshtë vendimin e Bordit të AKP-së, që ka bërë ngritjen me 10 përqind të pagave për të gjithë minatorët dhe punëtorët e Trepçes.

Nezir Behrami, kryetar i Sindikatës së Minatorëve tha se  puna dhe suksesi i minatorëve sikur po u pengon qarqeve të caktuara. Sipas tij, miniera Trepça në krahasim me vitin e kaluar ka rritur prodhimin për 35 përqind dhe kjo menjëherë është parë si pengesë nga Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme të Kosovës.

“Është një parapërgatitje shumë e keqe për Trepçën, të cilën duan ta shesin”, ka thënë mes tjerash, Behrami.

Menaxheri i minierës në Stantërg, Beqir Maliqi ka kërkuar që minatorët e turnit të dytë ta vazhdojnë punën, kërkesë kjo që është mirëkuptuar nga minatorët.

Top Channel