Pikërisht në 100-vjetorin e ditës së drejtësisë dhjetra banorë që mbetën
pa strehë pasi u nxorrën nga ndërtesa ku jetonin, akuzojnë drejtësinë
për nëpërkëmbje të interesave të tyre.

Pasi hyne ne greve urie pak dite me pare per te kundershtuar nxjerrjen me force nga permbarimi nga godina ku ata jetojne prej vitesh, ata i jane drejtuar Prokurorit te Pergjithshem Adriatik Llalla per t’i kerkuar ndihme qe te pershpejtoje hetimet. Avokati i tyre Agron Gjedia, deklaroi per mediat se jane bere tre kallëzime, por per asnjerin prej tyre s’ka pergjigje.

“Janë bërë disa kallëzime, sipas momenteve që ka patur ndërhyrje dhe shkelje të ligjit. Eshtë bërë kallëzim për Policinë e Shtetit që mbështet përmbaruesit private, kallëzim për Entin e Banesave. Unë nuk e di ku do të shkojë ky hall, por banorët sot janë shumë keq dhe nuk kanë gjetur shpëtim”, thotë Gjedia.

Nderkohe qe per banoret ky eshte rast i paster i falsifikimit te dokumentave ne nje kohe qe sipas tyre shteti hesht

Para pak ditesh avokati ka bere padi ndaj Entit te Banesave duke kerkuar shfuqizimin e Aktit Normativ me argumentin se kjo dosje eshte proces dhe vendimi i permbarimit nuk duhet zbatuar.

Top Channel