Fushë-Krujë, grabitet shtëpia e biznesmenit

09/05/2013 00:00

Rajoni i policise, Fushe-KrujeGrabitet me armë e maska banesa e një
biznesmeni më Fushë Krujë. Policia lokale ka njoftuar se ngjarja ka
ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa në banesën e biznesmenit ndodhej vetëm
një grua.

Paraprakisht mësohet se dy persona me maska kanë hyrë forcërisht në banesë, nga ku kanë arritur të marrin rreth 100 mijë euro.

Policia është njoftuar për ngjarjen nga vetë i dëmtuari dhe tashmë po punohet për të gjetur ndonjë gjurmë të mundshme të grabitësve, që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e tyre.

Top Channel