Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, Vincent Deger ka deklaruar se nuk mund të lejohet që Serbia të sjellë brenda në BE një “konflikt të pazgjidhur”.

“Nuk duam ta shohim Serbinë anëtare të BE-së me probleme të pazgjidhura me fqinjët. Ndaj insistojmë që Beogradi dhe Prishtina të diskutojnë për problemet dhe të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme, që do të lehtësonin jetesën e qytetarëve në të dy vendet. Nuk duam të sjellim konflikte në BE, duam që problemi të zgjidhet para anëtarësimit”, ka thënë Deger, i cituar nga mediat serbe.

Sipas të njëjtave burimeve, Deger ka theksuar se askush nuk po kërkon që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, por vetëm të normalizojë marrëdhëniet me të.

Burimet shtojnë më tej se diplomati evropian i ka bërë këto komente në një manifestim të mbajtur në Beograd me rastin e Ditës së Evropës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA