Në ditën botërore të lirisë së shtypit, Shoqata e Gazetarëve në Maqedoni i ka kërkuar qeverisë që të tërheqë projektligjin për mediat.

Kreu i SHGM-së, Naser Selmani ka thënë se me këtë ligj pushteti ka për qëllim ta kufizojë tërësisht lirinë e shprehjes.

Ai këto shqetësime ia ka shprehur zv/kryeministrit për eurointegrime Fatmir Besimi, të cilit i ka thënë se, nëse nuk përmirësohet gjendja në media, Maqedonia nuk mund të anëtarësohet në NATO dhe BE.

“Ky ligj nuk do të garantojë lirinë e shprehjes, por do ta kufizojë atë. Mendoj se nëse kjo ndodh, vitin e ardhshëm Maqedonia do të trajtohet si vend ku nuk respektohet liria e shprehjes. Askush në qeveri nuk duhet të ketë dilemë se, nëse Maqedonia hyn në këtë grup të vendeve, ku nuk respektohet liria, do të mund të integrohet në BE apo në NATO”, deklaroi Selmani.

Pasi dëgjoi vëretjet e gazetarëve lidhur lirinë e shprehjes dhe me projektligjin për median, zv/kryeministri për Çështjet Evropiane, Fatmir Besimi u shpreh i gatshëm për të ndihmuar në përmirësimin e kësaj situate.

“Me një punë të përbashkët, qasje dhe dialog do të mund t’i tejkalojmë sfidat dhe të krijojmë mundësi për avancimin e vlerave demokratike që Maqedonia sa më parë të jetë anëtarë i BE-së dhe NATO-s”, deklaroi Besimi.

Në shenjë proteste ndaj projektligjit të qeverisë për mediat, disa faqe interneti kanë errësuar për një orë të gjitha përmbatjet e tyre. Në raportin e fundit të Freedom House theksohet se, Maqedonia ka shënuar rënie përsa i përket lirisë së shprehjes dhe renditet në kategorinë e vendeve me media pjesërisht të lirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA