LIVE/ Situatë e rëndë në rrethinat e Tiranës, zjarret po përhapen me shpejtësi në kodra dhe pyje. Lura vijon të digjet prej 48 orësh, 10 vatra aktive në të gjithë vendin Situata në lidhje me praktikat informale të punësimit në median
shqiptare është në gjendjen më të keqe në këta 10 vjet, ku vetëm në 3
muajt e fundit janë paraqitur pranë gjykatave 12 akt-padi nga gazetarët
për punëdhënësit e tyre.
Këtë e ka pohuar kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksander Çipa gjatë një konference për shtyp në të cilën u bë publik edhe një raport i bazuar mbi një studim të kryer nga Unioni i Gazetarëve me ndihmën e OSBE-së dhe Fondacionit ‘Friedrich Ebert’.
“Nuk e posedon asnjë nga entet dhe institucionet e linjës që merret me çështjet e trajtimit të problematikave sociale në tregun mediatik shqiptar, nuk e gjen një raport që të jetë statistikor. Do të apeloja që të gjithë gazetarët shqiptarë të mblidhen në tubimin protestues në datë 3 maj, në orën 12.00 para Parlamentit, për ta denoncuar këtë fakt dhe për të kërkuar reagimin e institucioneve tona që kjo situatë të mos mbahet në këtë statuskuo dhe të mos mbetemi në këtë gjendje mjerane që është sot. 90 për qind e gazetarëve, përderisa përjetojnë vonesat e pagave mujore e kuptojnë vetë se në cfarë brenge dhe halli social janë”, tha Cipa.
Raporti eshte fokusuar mbi dimensionin real te problematikave qe shqetesojne gazetaret dhe punonjesit mediatike sot dhe eshte i pari i ketij lloji ne keta 10 vjet. Studimi u krye ne 12 qytete te vendit, ku u shperndane mbi 500 pyetesore tek punonjes te ndryshem mediake, te cilet u pergjigjen ne menyre anonime.
Top Channel