Dita e 18-të e tubimit jopartiak, qytetarët sjellin dhitë në protestë. Marshim nëpër rrugët e kryeqytetit Qindra, mijëra ton vajra të përdorura automjetesh, të cilat cilësohen si
mbetje të rrezikshme, hyjnë çdo vit në Shqipëri nga të paktën 366
shoqëri importi.
Subjektet duhet të kryejne riciklimin e plotë të tyre, para se ta hedhin në treg apo ta përdorin, por në Shqipëri asnjë prej tyre nuk e kryen procesin e riciklimit, pasi nuk kanë as staf dhe as teknologji.Drejtori i Kontrollit ne Ministrinë e Mjedisit, Alfred Deshati thekson se rrezikshmeria e ketyre mbetjeve eshte shume e larte, pasi perdorimi i tyre eshte i dyshimtë.
“Nuk disponojnë impiant për trajtim dhe riciklim të këtij vaji. Duke mos kryer trajtimin dhe riciklimin sic e thotë ligji, ta kthesh në gjendjen fillestare, normalisht ky vaj përfundon në drejtime të tjera, nëpër kaldaja ndoshta të furrave të bukës, përfundon nëpër pika karburanti, përfundon në firmat e bizneset e ndryshme që shtrojnë rrugë, duke bërë përzjerje nga më të ndryshme. Kemi ndryshim jo të destinacionit, por ky është keqpërdorimi i një mbetjeje kaq të rrezikshme, që normalisht që dëmton shëndetin”, thotë Deshati.
Një kilogram vaj i përdorur automjetesh kushton 30 deri në 40 lekë. Por ndërsa nuk riciklohet një pjesë e tij përzihet me karburante dhe shitet në mënyrë abuzive pronarëve të automjeve, duke siguruar një fitim pesë herë më të lartë. Djegia e këtyre vajrave si nga automjetet ashtu edhe nga furrat e bukës apo kaldajat, shkakton një ndotje shumë të rrezikshme në mjedis, pasi prodhon blozë toksike.
“Në rast se një mbetje kaq e rrezikshme do të përfundojë me një kanal uji, ose në një pjesë të tokës duke u groposur, ose duke u braktisur, aty shfaroset çdo gjë, çdo gjallesë. Kemi probleme të kësaj natyre qoftë me bimësinë edhe me shkatërrime të tjera. Këto biznese që merren me trajtimin e këtyre vajrave që është një mbetje kaq e rrezikshme mungon stafi i kualifikuar”, thotë Deshati.
Importuesit duhet te paraqesin te gjithe dokumentacionin qe verifikon, menyren e transportimit dhe si do te riciklohet. Keto dokumenta ne me te shumten e rasteve mungojne, duke bere qe te hedhim dyshime te forta ne funksionimin e nje rrjeti korruptiv, qe ne themel ka fitimin dhe shkeljen e te gjitha rregullave ligjore
Top Channel