Pas bisedimeve maratonë që zgjatën pothuajse dy muaj,më në fund Qeveria
greke ka vendosur të lejojë përkohësisht lëvizjen e lirë të fëmijeve
shqiptarë të lindur në Greqi,që në pasaportat e tyre shqiptare toponimet
janë shkruar në gjuhën shqipe.

Lajmi publikohet nga Ministria greke e Mbrojtjes se qytetarit dhe konfirmohet edhe nga ambasada jone ne Athine.
Sipas informacioneve te bera publike, levizja e femijeve do te lejohet me rastin e Pashkes Ortodokse dhe perfundon ne daten 12 maj. Pas ketij afati do te rikthehet serish rregulli i vjeter ne levizjen e qytetareve shqiptare, deri ne zgjidhjen perfundimtare te problemit qe mban peng mijera emigrante shqiptare ne te dy anet e kufirit.

Sic dihet, Greqia ka penguar levizjen e femijeve te lindur ne Greqi, nen pretekstin se ne pasaportat biometrike te te cileve toponimet greke jane shkruar ne gjuhen shqipe.

Per zgjidhjen e ketij ngerçi jane ngritur grupe pune, por ende nuk ka pasur ndonje rrezultat konkret. Pala greke insiston ne korigjimin e toponimeve greke dhe shkruarjen e tyre ne anglisht, sipas konventave nderkombetare.

Top Channel