E shtuna e vullnetarizmit

25/04/2013 19:30

Ndotja e territorit të vendit tonë nga mbetjet është një problem që ka marrë përmasat e një emergjence kombëtare.

Me nismen e Zonjës së Parë, Odeta Nishani, qindra vullnetarë do të angazhohen ditën e shtunë në aksione për pastrimin e mbeturinave në disa qytete dhe zona turistike.

”Ne jemi dëshmitarë se si sot kudo, në lumenj, fusha, lëndina e plazhe ka mbeturina të hedhura, duke krijuar jo vetëm një imazh të shëmtuar, por edhe duke prodhuar një problem të madh për turizmin. Unë dua t’iu bej thirrje të gjithë shqiptarëve që të kontribojmë për ta ndryshuar këtë situatë. Unë i ftoj të gjithë shqiptarët që ta shndërrojmë këtë ditë në ditën e reflektimit qytetar, për ta pastruar vendin tonë dhe për ta ndryshuar këtë realitet të shëmtuar”, deklaroi Zonja e Parë në ftesën e saj.

Me nismen e zonjës Nishani, e shtuna e fundit e çdo muaji eshte shpallur dita e vullnetarizmit në mjedis, për ta shndërruar atë në traditë, në shërbim të ruajtjes së mjedisit.

Top Channel