Pas ndarjes dhënies fund të martesës 14-vjeçare me aktorin francez Vincent Cassel, aktorja italiane, Monika Belluci i është rikthyer punës së saj dhe këtë ka zgjedhur ta bëjë në një projekt të regjisorit serb, Emir Kusturica.
49-vjeçarja është përzgjedhur nga regjisori si aktorja e përshtatëshme për rolin protagonist në filmin “Rruga e qumështit” në të cilën Kusturica tregon për historinë e një vajzë serbe të përdhunuar nga një grup ushtarësh boshnjakë gjatë konfliktit të viteve ’90.
Filmi ka nisur xhirimet në Bosnje nga ku mbërrijnë disa foto “të nxehta” të aktores italiane të veshur sipas rolit, me një fustan të bardhë, transparent e të lagur që nxirrte më në pah format e saj aspak të një 49-vjeçareje.
Top Channel