Sot prova për verifikimin e kartave në Tiranë

23/04/2013 00:00

Sot pritet të realizohet verifikimi elektronik për kartat e identitetit.
Kjo është kërkuar me ngulm nga socialistët të cilët i tremben
falsifikimit të letërnjoftimeve të zgjedhësve.

Si rregull, çdo qendër votimi duhet të jetë e pajisur me pajisjen e leximit elektronik të dokumentit të identifikimit. Pas mbylljes së votimit pajisja transmeton vetëm numrin e plotë të dokumenteve të lexuara në qendrën e votimit.

Hedhja e të dhënave në sistem hidhet nën mbikëqyrjen e auditëve të KQZ-së. Procedurat e kriteret për hedhjen e të dhënave në sistemin qendror përcaktohen në aktin normativ të KQZ-së. Nëse pajisja nuk funksionon votimi zhvillohet pa ndërprerje duke shënuar në listën e zgjedhësve të qendrës së votimit numrin e dokumentit të identifikimit.

Top Channel