Fatmir Hoxha, ish-shoferi i kryekomisarit të vrarë vjeshtën e kaluar në
Katund-Sukth refuzoi të flasë para Gjykatës së Krimeve të Rënda pasi
sipas tij ai është për vetë i pandehur.

Me kete justifikim njeriu qe pa nga afer se çfare ndodhi ne minutat e fundit te jetes se shefit te policise në Shijak, Adem Tahiraj me te akuzuarin Ilir Xhakja hodhi poshte mundesine e nje ballafaqimi, qe mund te prodhonte debat gjyqesor mes tij dhe Ilir Xhakjes.

Deshmitari i thirrur nga organi i hetimit qendroi vetem pak minuta ne salle duke preferuar qe te qendroje gojembyllur para drejtesise. Por prokurori i çeshtjes Eugen Beci i kerkoi gjykates qe ne keto kushte te lexohen theniet e deshmitarit gjate hetimeve paraprake, kerkese qe u pranua nga trupa gjyqesore. Edhe njehere nepermjet fjaleve te deshmitarit okular e po ashtu i akuzuar per mos veprim per te penguar vrasjen e shefit te tij u degjua se si u vra kryekomisari Tahiraj.

Ne theniet e tij Fatmir Hoxhes, prokurori citoi se ndalimi i mjetit te nipit te Xhakjes ishte bere ne menyre rastesore dhe pikerisht atehere kur ishte vendosur qe mjeti te shoqerohej ne komisariat aty kishte mberritur nje tjeter person me makine luksoze dhe i veshur sportiv, i cili pasi kishte pyetur se kush ishin ata. I nipi, Ledio Ksanaj i ishte pergjigjur te mos behej merak pasi ishte thjesht pune dokumentash. Ne kete pike Hoxha shpjegon se pyetjes se kryekomisarit, “po ti kush je?”, Xhakja sipas shoferit, ishte pergjigjur me ofeze e pikerisht ne kete çast ka ndodhur edhe vrasja e Kryekomisarit.

Arrestohet vrasësi i priftit

Policia e Shtetit njoftoi nepermjet zedhenesit te saj arrestimin e nje te shumekerkuari nga drejtesia italiane per vrasjen e nje prifti nje vit me pare. I arrestuari eshte Gazmor Haxhillari, i cili ra ne pranga pas operacionit te krimeve te renda forcave RENEA dhe misionit Interforce.

“Ky shtetas akuzohet se më datë 12 dhjetor 2012, në Komunën Quarrata të Pistojës në shtetin italian, bashkëpunim me shtetasit Bledar Haxhillari dhe Fatjon Kraja, ka vrarë Priftin e Kishës Tizzana e Catena, don Mario del Becaro.I arrestuari Gazmor Haxhillari ka një sërë precedentësh të rëndë kriminal për veprat penale të vjedhjes dhe grabitjes të kryera në shtetin italian.Operacioni, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i këtij shtetasi, është zhvilluar njëkohësisht në Shqipëri dhe në Itali nga shërbimet policore të të dy vendeve, duke bërë të mundur arrestimin e të tre autorëve të këtij krimit të rëndë”, njoftoi zëdhënësi.

Top Channel