Blunt: Martesa më ndryshoi jetën

17/04/2013 11:35

Emily Blunt ka theksuar se martesa me John Krasinski i ka ndryshuar jetën. Aktorja hollivudiane tregoi për revistën ‘InStyle’ se pranë bashkëshortit të saj ndihet e “pamposhtur”.

“Njohja me John më ndryshoi jetën. Ndihem e pamposhtur pranë tij. Ai është me mua në ditët e mia dhe të këqia”, theksoi britanikja.

Blunt dhe Krasinsky janë njohur në vitin 2008, disa muaj pasi aktorja u nda nga këngëtari Michael Buble. Cifti u martua në vitin 2009.

Blunt deklaroi gjithashtu se tashmë është gati për role të reja në karrierën e saj: “Dua të interpretoj personazhe të mistershëm, të vetmuar ose të egër. Nuk dua më rolet tipike të vajzave të mira.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA