Tamara Ecclestone, nudo për ‘Playboy’

16/04/2013 20:00

Tamara Ecclestone ka pozuar nudo për revistën ‘Playboy’ duke mbuluar pjesët intime vetëm me diamantë.

Vajza e pronarit miliarder të Formulës 1, Bernie Ecclestone, ka pozuar si një pasanike e vërtetë me lepurushin e revistës të formuar po me diamantë në sfond.

Duke folur për këtë set fotografik, Tamara është shprehur: “Jam shumë krenare për këtë set të mrekullueshëm. Si një femër që jam, mendoj se duhet ta duam trupin tonë dhe të ndihemi të bukura. Revista ‘Playboy’ është ikonë dhe ka 60 vite që në të pozojnë femrat më të bukura të botës. Jam shumë krenare që jam pjesë e trashëgimisë së kësaj reviste.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA