63-vjeçari Ded Gjini, me profesion mësues në shkollën 9-vjeçare të
fshatit Gëziq në Mirditë u la me arrest me burg nga Gjykata e Lezhes me
akuzen e marrëdhenie seksuale me dhunë me të mitur mbetur në tentativë
dhe kanosje.
Shtetasi Ded Gjoni u arrestuar nga policia te premten e kaluar, pasi eshte paditur nga familjaret e nje 15-vjeçare nxenese ne klasen e 9-të ne shkollen ku ai jepte mesim. 63-vjeçari akuzohet se ka tentuar te perdhunoje vajzen e mitur pasi e kishte thirrur ne shtepi. E ka kercenuar e me pas i ka kerkuar qe mos tregoje se ne te kundert do e ngelte ne klase.
Policia pasi mori padine e ka shoqeruar 63-vjeçarin dhe ka dorezuar materialet ne prokurori. Sot gjykata miratoi kerkesen e prokurorit per ta mbajtur ne burg mësuesin. Gjate procesit 63-vjeçari nuk e ka pranuar akuzen dhe ka deklaruar se gjithçka eshte sajese e prinderve te vajzes.
Top Channel