Ndërpriten kërkimet për Julianin

16/04/2013 00:00

Shiritat qe percaktonin nje prej sektoreve te landfillit te Sharres se
ishte nje skene krimi janë hequr, ndërsa pas 32 ditesh as eskavatori i
Ushtrisë nuk ka vazhduar kërkimin në vendin e përcaktuar nga vetë
Ardrian Prrenjasi, si zona ku ka hedhur fëmijën në nëntor të vitit të
shkuar.

Pavaresisht germimit te thelle qe ju be zones se dyshuar si edhe kontrollit te imtesishem te saj, nuk u gjet asnje gjurme biologjike e femijes, duke rrezuar edhe hipotezen e vete te dyshuarit si vrases.

Prokuroria ka nderprerë kerkimet, pasi rindertoi pese here me radhe skenen e krimit, duke vene ne dyshim vertetesine e deshmise se Prrenjesit per vrasjne e Julianit.

Prrenjasi u dergua ne landfill pese here dhe nje asnje rast nuk u zbulua ndonje prove sado e vogel per te hedhur dyshimet se ky krim mund te kete ndodhur, pavaresisht pretendimeve te pedofilit.

Grupi hetimor u zgjerua edhe me tej per t’i dhene perparesi hetimeve per zhdukjen e 11-vjecarit Julian Çela, por serish nuk u dha rezultat. Prokuria ka nisur hetime edhe per pista te tjera te mundshme ne lidhje me rrembimin e minorenit, megjithese Prrenjasi nuk terhiqet nga deshmia e tij. Pista e rrembimit te femijes per qellime trafikimi eshte pista me e mundshme e hetimeve te tanishme pavaresisht se, edhe per kete piste nuk ka asnje indicie per te kryer investigimin.

Top Channel