Lezhë, digjet automjeti

16/04/2013 00:00

Një automjet në pronësi të shtetasit Dritan Ulaj në Lezhë është gjetur tërësisht i djegur gjatë natës.

Autoritetet policore lokale njoftojnë se mjeti, tip “Opel Astra” me targë “AA 083 AB”, mori flakë në rrethana të paqarta.

Policia po heton nëse në këtë rast ka qenë një veprim i qëllimshëm apo një ngjarje aksidentale.

Top Channel