
Vjen së shpejti me një përmbledhje të re të hiteve të regjistruara mes
viteve 1973-2012 këngëtari amerikan Bruce Springsteen. Albumi do të
publikohet ekskluzivisht në vendet ku “bosi” do të ndalojë në kuadër të
turit të tij.
“Collection: 1973-2012” përmban versionet të masterizuara në vitin 2010 të këngëve “Badlands”, “The Promise Land” dhe të tjera të kalibrit të “Atlantic City”, publikuar në vitin 1982, “Brilliant Disguise” e 87-ës, “Tunnel of Love”, “Human Touch”, “Streets of Philadelphia”, me të cilën fitoi dhe një Oscar në vitin 1994, “The Ghost of Tom Joad”, nga albumi i 95-ës që trajton një aktualitet të madh si emigracioni dhe shfrytëzimi dhe “Working on a Dream”, këngë kjo e performuar nga Bruce për herë të parë në Klivlend për fushatën presidenciale të Barack Obama.
“We Take Care of Our Home” dhe “Wrecking Ball” mbyllin cd-në, dy këngë këto të marra nga albumi me të njëjtin titull që doli vitin e kaluar dhe me të cilin këngëtari ka debutuar në 14 vende të botës.
Top Channel