Revista “OK” në Shqipëri

15/04/2013 17:40

Pas botimit në më shumë se 20 vende të botës, revista e njohur “OK!” vjen për herë të parë në vendit tonë.

Jeta e personazheve te famshem ne fusha te ndryshme do t’u ofrohet lexuesve te Shqiperise dhe Kosoves, ne nje botim te perjavshem, duke sjelle formatin e pelqyer pa asnje ndryshim me revistat analoge ne bote.

Suksesi i markes se testuar tashme eshte pikerisht ekskluziviteti i  publikimit te historive dhe fotove nga pervojat jetesore e njerezve, qe shpesh here jemi mesuar t’i quajme VIP-a.

Pasionet, dashurite, lidhjet, ndarjet, martesat apo dhe ane te panjohura me pare nga jeta personale jane vetem disa nga “ushqimet” e servirura per lexuesit shqiptar.

Ajo qe do te flase me shume eshte pikerisht fotografia. Teksti do te jete ne rol te dyte pasi fotot e papublikuata me pare jane pika e forte e te perjavshmes , e cila synon te hyje shume shpejt ne zemrat e lexuesve.

Risia e revistes eshte fakti se VIP-a te njohur ne bote, tashme mund te bejne dedikime apo fotografi vetem per vendin tone, gje qe personalizon revisten roze ne variantin shqiptar.

Ne mbare boten, njerezit e venen ne qender te vemendjes se “OK!”, kane krijuar besueshmerine tek kjo logo, duke ndare me lexuesit aspektet me te rendesishme te jetes se tyre.

“OK!” vjen me nje ane positive ndaj jetes se personave te famshem per te sjelle tek lexuesit nje kendveshtrim unik, drejte trendeve me te fundit ne mode, estetike, fitnes dhe te ushqyerit shendetshem, momente nga jeta e VIP-ave dhe reagime, si dhe lajmet me te fundit rreth personazheve me te pelqyer ne Shqiperi, Kosove dhe bote.

Revista e perjavshme, perveç tregut shqipfoles, synon  te qarkulloje ne tregun e Greqise, Malit te Zi dhe Itali, çdo te merkure, duke synuar nje grupmoshe te gjere lexuesish te shperndare ne te dyja gjinite.

Temat qe do te jene ne fokus te lexuesve te revistes do te lidhen me veshjet e Modes, Art- Libra-Teater, Estetike & Kujdes per fizikun, si dhe lajme ekskluzive rreth jetes personale te VIP-ave…. ndaj nuk ju mbetet gje tjeter veçse ta shfletoni…A jeni gati per numrin e pare?

“OK”, një lidere e “lifestyle” dhe “showbizz” botëror

“OK!” eshte nje reviste javore me format holandez, e specializuar ne lajme rreth personazheve te njohur.

Ne fillimet e saj, ajo doli ne treg si reviste mujore, me publikimin e pare ne prill te vitit 1993.

Ne shtator te 2004, botuesit e “OK”, nisen botimin ne Australi, ndersa ne tetor 2006, revista kaloi nga formati mujor ne ate javor.

Nje vit me pare, ne 2005-en, u hodh ne treg versioni amerikan i “OK!”, duke u ndjekur nga ai indian ne maj te 2006-es,versioni meksikan, po ne 2006-en dhe versioni bullgar ne 2007, e ai spanjoll ne 2008-n.

Revista mban fronin e formatit “lifestyle” per njerezit e njohur me me shume se 30 milion lexues ne te gjithe boten.

Aktualisht ajo botohet ne me shume se 20 vende te botes si: Australia, Austria, Azerbaxhani, Bullgaria, Kina, Gjermania, Greqia, India, Irlanda, Malajsia, Meksika, Rusia, Spanja, Zvicra, Tailanda, Turqia, Anglia Amerika, Venezuela,Vietnami dhe se fundmi Shqiperia.

E perjavshmja eshte e njohur per faqet e para te publikuara per yjet e Hollivudit.

Ajo ka qene e para qe ka publikuar dasmen e Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas, perpara rivales se saj, revistes “Hello”.

Ne tetor te vitit 2005, u zhvilluan njekohesisht tre dasma njerezish te njohur ne te njejten dite. Katie Price dhe Peter Andre, Kate Garrauay dhe Derek Draper, Samie Ghadie dhe Matteu Smith.

“OK” raportoi te tre ceremonite duke marre te gjitha detajet, madje fotot e saj ishin te parat qe u publikuan nga ceremonite ne altar.

Nder dasmat me te famshme te fotografuara dhe publikuara  nga OK jane: Natasha Hamilton dhe Riad Erraji (nentor 2007) Kerry Katon dhe Mark Croft (shkurt 2007) Holly Uill Uilloughby dhe Dan Balduin (gusht 2007), Steven Gerrar dhe Alex Curran (korrik 2007), John Terry dhe Toni Poole (gusht 2007) apo ate te Kym Marsh dhe Jack Ryder (gusht 2002).

Revista ishte e pare qe publikoje fotografine e Michael Jackson me masken e oksigjenit, pak para se te humbte jeten gjate rruges per ne spital.

“OK-TV”, eshte gjithashtu nje kanal i dedikuar revistes , ku pasqyrohet ne menyre televizive me ane te imazhit jeta e personazheve te njohur sikurse cdo informacion mund te gjendet ne ueb faqen online.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA