Ndërsa transmetimi i “Big Brother” po i afrohet fundit të muajit të tij të dytë, Shpendi është shndërruar në një prej personazheve më të përfolur dhe protagonistë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Për të folur për të gjithë ecurinë e deritanishme të Shpendit, e ftuar në studion e “Big Brother Fan Club”, ditën e dielë, ishte e motra e tij e ardhur nga Kosova, Kaltrina Zenuni.
Ashtu siç mund të parashikohej, biseda e udhëhequr nga Albana Osmani dhe opinionisti Olti Curri, u fokusua tek sekreti i zbuluar i Shpendit, ai që për më shumë se një vit tashmë, ka ndërprerë komunikimet me babain e tij.
Në lidhje me këtë mungesë komunikimi, e pyetur për letrën që Shpendi mori në “Big Brother” dhe mënyrën e përjetimit të këtij konfikti jashtë shtëpisë, Kaltrina tha: “E ka pasur atë mosbesim, në lidhje me vërtetësinë e letrës, mbase sepse koheve të fundit është larguar pak dhe ka menduar që se ka përkrahjen tonë, por babi e përkrah çdo moment. Janë 24 orë që shohim tv, me Shpendin zgjohemi e flemë, letra është shumë raale, babi e ka shkruar, por për momentin më shumë prej babit nuk pritet. Shpendi ka përkrahjen e babait, por për takimin vendos babain. Ai thotë që gjërat të mos ekzagjerohen për momentin”.
E pyetur për raportin e Shpendit me ish-gruan e tij dhe zërat se ishtë kërcënuar nga ish-bashkëshortja, me ndërprerjen e kontaktit me të bijën nëse do të hynte në “Big Brother”, Kaltrina pohoi: “Mesazhi ka qenë i vërtetë. Ka raste që me keqardhje, Liza përdoret edhe për afrimitet edhe për kërcënime të ndryshme nga ish-gruaja. Megjithatë, ajo vajzën nuk mund ta ndalojë gjithsesi, edhe sikur të donte me forcë, sepse aq sa i takon asaj i takon edhe Shpendit”.
Motra e Shpendit, komentoi nga “Fan Club” edhe raportin e tij me Eldorën. “Eldora më duket shumë e mirë, shumë e sinqertë dhe shumë e drejtë, por mund të jetë vetëm shoqja e Shpendit. Nisem duke njohur Shpendin që sa vjet dhe shijen e tij. Këtu e kam për shijet estetike, ai preferon diçka tjetër. Me siguri që do të mbeten shoqëri e mirë edhe pas daljes, shoqëri e sinqertë e respekti për Eldorën është maksimal”.
Kaltrina ka edhe diçka, që do të dëshironte që i vëllai të ndryshonte në lojën e tij. “Shpendi është një person shumë i ndjeshëm, po shfaqet shumë mirë, duke luajtur drejtë e me sinqeritet. Por, mbase duhet të sillej pak më ndryshe me disa persona dhe të bëjë disa gënjeshtra ndoshta. Banorët e tjerë mundohen t’ia punojnë e ai, por mirë bën se vlerësohet ky sinqeritet nga publiku”.
Top Channel