
Ashtu sikundër është bërë traditë, banorja që la shtëpinë e Big Brother këtë javë, ishte e ftuar në studion e Fan Club ku tregoi se si e përjetoi aventurën e saj brenda shtëpisë së vëzhguar 24 në 24 orë.
Olta, vajza nga Burreli që jeton prej vitesh në Angli foli për marrëdhënien e saj me Ilirin. Ajo tha se nuk ka asgjë mes tyre dhe se ato që i bashkonin ishin thjesht shakatë.
“Me Ilirin kuptohesha. Ato që kanë thënë gazetat m’i ka thënë edhe vetë Iliri mua aty brenda. Ishin vetëm shakatë në mesin tonë. Mbase ciltërsia ime keqkuptohet jashtë sikur është dicka më tepër se ç’është në të vërtetë. Unë shoqërohem me meshkuj si shokë dhe me Ilirin kam fjetur në të njëjtin krevat ashtu siç kam fjetur edhe me Elonën”, tha Olta.
Gjatë përshëndetjes së banorëve të tjerë, pasi mësoi se ishte ajo e eleminuara e javës, u shkëmbye një puthje në buzë mes Oltës dhe Viganit. Ajo sqaroi se nuk ishte hera e parë që bënte dicka të tillë duke lënë të kuptohej se ishte miqësisht.
“Kam puthur Viganin dhe Edberin në buzë. E kam puthur edhe herë të tjera Viganin në buzë jo vetëm mbrëmë. Për mua ishte një arush”, sqaroi ajo.
Ndërsa lidhur me debatet në zënkat në shtëpi dhe qendrimit karshi banorëve të tjerë me të cilët pati fërkime, Olta tha se “gjëra të vogla transformoheshin në shumë të mëdha”. Sa për Joanën, njëra prej banoreve që Olta pati debate, ajo tha se Joana vendos “projekton i projekton tek të tjerët gjerat që mendon vetë”.
“Joana më bën të qesh. Gjërat që ka vetë ajo i projekton tek ti, gjërat që i thotë vetë, thotë gjasmë i ke thënë ti. Ja kam thënë gjithmonë të vërtetën time. Marrëdhënien e saj me Anaidin dhe të dashurin e saj unë nuk e kam gjykuar sepse nuk me intereson. Asnjë koment nuk më pret sepse e di që vetë jam e çiltër, ndërsa nuk e kam të vështirë të kërkoj falje”, deklaroi Olta.
Por cili ishte misioni i saj në Big Brother dhe sa ja arrit qëllimit ta plotësojë atë? Olta rrëfeu se arsyeja që vendosi të futej në shtëpinë e Big Brother ishte për të njohur sa më shumë shoqërinë shqiptare duke qenë se kishte ikur në Angli që në moshën 8-vjeçare dhe se kjo eksperiencë e kishte bërë më të fortë duke e mësuar që të mposhtte emocionet që i shkaktoheshin kur ndodhej në qendër të vëmendjes.
“U futa për të njohur shoqërinë shqiptare. Kam realizuar atë që doja. Jam krenare me veten që kam hequr emocionet kur jam në qendër të vëmendjes. Kjo sfidë më tregoi që jam shumë e fortë, që nuk më ndryshojnë dot, nuk më heqin dot buzëqeshjen dhe mendimet që kam”, tha ajo.
Lidhur me ngjashmërinë që ish-banorja e Big Brother ka me aktoren e famshme hollivudiane, Sandra Bullock, Olta tha se ia kishin thënë disa herë këtë. “Më kanë thënë që ngjaj me Sandra Bullock, fillimisht tezja ime e më pas edhe të tjerë”.
Top Channel