Kristi Lamaj dhe Lei Kraja bëhen bashkë në projektin “UrbanGen”
Pasi fitoi një famë të bujshme nëpërmjet këngës së tij të parë, “Gangnam Style”, këngëtari koreanoverior “Psy” nisi sot një sfidë të re kundër vetes, me publikimin e këngës së tij të re, “Gentleman”.
Një këngë e re dhe një kërcim i ri, “Psy” do të ketë një detyrë shumë të vështirë përpara, të mundë vetveten, pasi “Gangham Style” ka kaluar tashmë rekordin e 1,5 miliardë klikimeve në “You Tube”.
Kënga e re, e cila ishte lajmëruar më parë që do të lëshohej ditën e sotme, ka një referencë me mafian në tekstin e saj, ndërsa kërcimi është marrë nga motivime popullore koreane.
Për herë të parë, “Psy” do të këndojë këngën e tij përpara bashkëkombasve të tij në Seul, ditën e shtunë, përpara se të bëhet, me shumë gjasë, një “fenomen” i zakonshëm në televizionet muzikore dhe klabet e të gjithë botës.
Top Channel