Një fotomontazh i Kancelares Gjermane të shndërruar në një të burgosur të një kampi nazist përqëndrimi, publikuar në një revistë polake, ka provokuar një incident diplomatik midis dy shteteve.
E veshur me rrobat karakteristike bardhezi të kampit dhe me një shami në kokë, Merkel shfaqet pas telave me gjemba në koopertinën e “Uwazam Rze”.
Në lidhje me artikullin, ambasada gjermane në Varshavë shprehu protestën e saj zyrtare.
Publikimi i këtij lajmi është pjesë e intensifikimit të luftës diplomatike midis dy shteteve, mbi historinë dhe interpretimin e fakteve të Luftës së Dytë Botërore.
Artikulli ishte një reagim i revistës ndaj transmetimit të një dokumentari në televizionin “ZDF”, me titull “Mamatë dhe Baballarët tanë”, i fokusuar në fatin e pesë gjermanëve, që bien në kontakt me luftëarë guerrilas polakë, që portretizohen si anti-semitë.
Nën titullin “falsifikimi i historisë”, “Uwazam Rze” protestoi për atë që ajo e konsideroi një manipulim të fakteve, për të portretizuar xhelatët e asaj lufte, si viktima.
Polonia humbi gjashtë milionë nënshtetas gjatë Luftës së Dytë Botërore, tre milionë prej të cilëve hebrenj, një pjesë e mirë e tyre të mbytur me gaz në kampin e ndodhur në Oshvieçin, pranë Krakovës, i njohur gjërësisht me termin gjerman si Aushvic.
Top Channel