Mirela dhe Elena Zyfi, të cilat humbën jetën në mënyrë tragjike ditën e shtunë, duke kaluar lumin Devoll përmes një zetori, në fshatin Bracanj, duket se nuk do të jenë viktimat e fundit.

Ura e bashkëpunimit mes fshatit Dobran dhe Brecaj është e lidhur fort me miqësi dhe krushqi, por edhe pas shumë vitesh, pushteti vendor nuk ka ndërtuar urën e vërtetë, ku të kalojnë banorët.

Edhe për ceremoninë e varrimit të dy të rejave, banorët e fashtrave Dobranj dhe Bracanj vijojnë të kalojnë në këtë lum, në të njëjtën mënyrë. Vetëm nxënësit e fshatit Dobran, të cilët duhet të shkojnë në shkollën e Bracanjit, janë ndaluar nga prindërit që të hipin në zetor. Ata duhet ta kalojnë lumin në këmbë.

Humbja e jetës së dy grave ndodhi, pasi në rimorkion e këtij zetori kishin hipur 20 persona nga fshati Dobranj, të cilët do të kalonin lumin për të shkuar në një ceremoni mortore, në fshatin Bracanj.

Rimorkio e zetorit ka rënë në një gropë, që ishte krijuar në shtratin e lumit, e për pasojë është përmbysur, duke hedhur në ujë gjithë pasagjerët, ndërsa u ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme dy grave të reja.

Top Channel