Osimhen, i bën dhuratë vetes një varse floriri me medaljon që peshonte 1.5 kg, e zbukuruar me diamante
Barcelona gjeti një surprizë të papritur në fushat e saj stërvitore ditën e premte, zyrtarët e UEFA-s që kishin mbërritur për të marrë provat e urinës dhe gjakut të futbollistëve.
Kontrollit rutinë të organizmit më të rëndësishëm të futbollit europian iu nënshtruan dhjetë të përzgjedhur të rastësishëm nga ekipi.
Konkretisht, shorti përcaktoi që të merreshin të dhënat e dy të dëmtuarve, Mascherano e Puyol, si dhe futbollistëve Bartra, Dos Santos, Pinto, Alexis, Adriano, Busquets, Pedro e Dani Alves.
Nuk u kërkua mostra e Messit, i cili u paraqit në fushën stërvitore për të vazhduar punën riaftësuese dhe fizioterapinë, me qëllim rikuperimin e dëmtimit muskulor në bicepsin femoral të këmbës së djathtë.
I dëmtuar në çerekfinalen e vajtjes ndaj Paris SG (2-2), Messi është në dyshim për ndeshjen e kthimit, në plan për t’u zhvilluar në “Camp Nou” të mërkurën.
Top Channel