Burrel, qëllohet gabimisht 18-vjeçari

04/04/2013 00:00

Një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri ditën e enjte në
qytetin e Burrelit, ndërsa sipas policisë ngjarja ka qenë aksidentale,
pasi në shënjestër të atentatit ka qenë një person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të gjimnazi të qytetit, ku 18-vjeçari Besian Nuzi është qëlluar tri herë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Burrelit, ku mësohet se gjendja e tij paraqitet e rëndë, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Top Channel