Tiranë, pranga pedagogut për korrupsion

03/04/2013 00:00

Policia e Tiranës bëri të ditur se u arrestua paraditen e së mërkurës
pedagogu 62-vjeçar Eduart Isufi. Sipas policise kryeqytetase gjatë
operacionit të koduar ‘Inxhinieri’, profesor Isufi ishte vene ne pergjim
prej dy muajsh, nga ku rezultonte se i kerkonte studenteve te tij
shumen prej 20 mijë lekësh për t’u vënë nota kaluese në provim.

Pasi ka depozituar provat ne Gjykaten e Tiranës, për akuzën e korrupsionit, profesorit ju caktua masa e sigurisë, “arrest ne burg”.

Sipas burimeve zyrtare policore ndaj pedagogut Isufi, kishin ardhur denoncime me pare nga student, se gjate ushtrimit detyres se tij funksionale, u kerkonte para studenteve.

Nderkaq policia beri te ditur edhe arrestimin e nje tjetri punonjesi banke qe vidhte depozitat e klienteve. Aurel Qafoku 35 vjeç, u arrestua nen akuzen e vjedhjes duke shpërdoruar detyren.  

Qafoku dyshohet se duke qene ish-punonjes i arkes ne shoqeri Kursim Krediti, arketonte para nga kliente te ndryshem dhe nje pjese i merrte vete dhe nje pjese i depozitonte, duke perfituar nje shume prej 10 milionë lekesh te reja.

Top Channel