Kriza e Qipros është vënë disi nën kontroll, por Bashkimi Europian i
druhet shpërthimit të një krizë tjetër: këtë herë në Itali.
Përpjekjet për krijimin e Qeverisë atje pas zgjedhjeve të mesit të shkurtit kanë mbetur ne vendnumero. Edhe pse kabineti i Kryeministrit Mario Monti vazhdon te mbetet ne pushtet, kjo Qeveri eshte në pritje për t’u larguar.
Per kapercimin e ngercit paralizues priten propozimet e nje grupi ekspertesh, por nderkohe edhe mandati te presidentit Giorgio Napolitano, po i vjen fundi. Komisioni i ekspertëve, të cilin Napolitano e ka quajtur “Dhjetë të mençurit” është ndarë në dy grupe pune.
Një grup është përqëndruar në reformat politiko-instutucionale, mes të cilave edhe ligji për zgjedhjet; grupi tjeter punon për masat ekonomike dhe sociale. Propozimet e para priten pas një jave. Por analistet mendojne se as nga ekspertet nuk mund te pritet shume. Raporti i tyre do te qendiset bukur e do te tregoje se ne Itali ka nevoje per reforma dhe se partite duhet te tregohen me te gatshme per bashkepunim.
Megjithate, “Dhjetë të mençurit” nuk marrin vendime, por vetëm japin këshilla dhe analiza, te cilat nuk dihet sesa do te kene vlere ne realitet. Tregjet financiare nga ana tjeter nuk e fsheshin nervozizmin me te cilin ndjekin situaten ne Italine e mbytur ne borxhe.
Koha nuk premton aq me teper qe Napolitano do te lere postin ne 15 maj, çka e kufizon se tepermi hapesiren e etij per perballimin e krizes. Frika me e madhe tani eshte se Italia mund te ketë nevojë për ndihmat e BE-së. Por kombi i tretë ekonomik i Evropës është shumë i madh për të kërkuar paketë shpëtimi. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, Italia ka zëvendësuar Spanjën si zona më e madhe problematike e grupit të Euros.
Top Channel