Emma Watson si Julia Roberts

02/04/2013 15:20

Të gjithë e mbajnë mend si vogëlushja magjistare e sagës ‘Harry Potter’, por tashmë Emma Watson nuk është më e vogël dhe në vitet e fundit është shndërruar në një ikonë mode.

Aktorja britanike ka pozuar në kopertinën e versionit britanik të revistës ‘GQ’ me veshjen e Julia Roberts në filmin e famshëm ‘Pretty Woman’ dhe kjo është poza më seksi e 22-vjeçares deri tani.

Filmi më i fundit i Emma Watson është ‘Bling Ring’, ku aktorja luan rolin e një vajze sipërfaqësore, materialiste dhe amorale.

“Ky personazh është gjithçka që unë urrej tek një njeri, por më ka mësuar se çfarë do të thotë të luash rolin e dikujt që nuk të pëlqen. Më mësoi se çfarë do të thotë të jesh aktore”, deklaroi në intervistë 22-vjeçarja.

Top Channel