Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, këngëtarja rinis koncertet dhe publikon këngë të re
Ndonëse e shumëvlerësuar për pamjen e saj të jashtme dhe karrierën si aktore e modele, Brooklyn Decker do të jepte gjithçka për të pasur linjat e Jennifer Aniston.
Në një intervistë të publikuar në një revistë rozë ditën e martë, Decker konsideroi si trupin perfekt atë të aktores 43-vjeçaren, me të cilën luajti si bashkëprotagoniste në komedinë “Just go ëith it”.
”Jennifer për mua është më e mira. Ajo është aq tërheqëse dhe në “Just go ëith it” duhet të shfaqej në një pjesë me bikini. Ndonëse jam fëmër, mbeta e shtangur nga bukuria e saj. Isha me të vërtetë e befasuar”, deklaroi Decker.
”Më pas më ftoi që të bëja joga me të dhe më duhet të pranoj se disi në mënyrë të pavetëdijshme hezitoja dhe skuqesha, duke e ditur se ajo ishte aq tërheqëse”.


Sipas Brooklyn, ajo nuk ka qenë e kujdesshme për trupin e saj, deri në momentin kur u njoh me tenistin Andy Roddick. “Me një trup të shkëlqyer si ai i Roddick dhe aktivitetin e vazhdueshëm sportiv që ai realizon, kjo më bëri edhe mua që të nisja të përkujdesesha më shumë për trupin tim”, tha Decker.

Top Channel