Në zonën e Torre Chianca, në bregdetin e Lecces në jug të vendit forcat e
rendit zbuluan një gomone të braktisur dhe një ngarkesë prej 150
kilogramësh marijuhanë.

Me sa është bërë e ditur një peshkatar ka parë mjetin lundrues me motorin në avari dhe dy persona që po mundoheshin të rregullonin. Më pas, ndoshta te frikësuar nga ndonjë sinjalizim i mundshëm, dy personat janë larguar në këmbë në zonën e plazhit.

Kur në vendngjarje kanë mberritur forcat e rendit kanë gjetur marijuhanën të paketuar më së miri për ta ruajtur nga uji. Disa prej pakove kishin të stampuar persipër simbolin e paqes. Nderkohë po punohet si për kapjen e mundshme të dy personave,ashtu edhe për të zbuluar nëse ata kishin ndihmës që i prisnin në bregdet.

Ndoshta droga do të fshihej fshehur ne nje vend ku do te merrej me vone nga organizatat vendase qe merren me shitjen. Mendohet se si droga ashtu edhe gomonia kane ardhur nga Shqiperia. Sipas përfaqësuesve të rojeve financiare kjo hipotezë është me e mundshmja si nga pozicioni gjeografik i vendit ku është gjetur gomonia ashtu edhe nga cilesia e droges së kapur. Ata shprehen se udhëtimi ndoshta është organizuar pikërisht ditën e Pashkëve duke menduar se kontrollet do të jenë më të pakta për shkak të festës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA