“Dajti” në dorë të Maksim Haxhisë

01/04/2013 00:00

Eshtë shtyrë sërish procesi ndaj Dritan Dajtit për shkak se avokati i
caktuar nga gjykata Saimir Visha të cilit ju la kohe për t’u njohur me
aktet nuk u paraqit.

E ndodhur ne keto kushte kur ky gjyq e ka kaluar pragun e mbi 200 seancave te deshtuara, Gjykata e Krimeve te Renda kerkoi qe te paraqiten per te mbrojtur Dritan Dajtin, kreu i Dhomes se Avokatise per te gjithe vendin Maks Haxhia dhe kreu i Dhomes se Avokatise per Tiranen, Fatmir Brraka.

Ky vendim per te zgjedhur dy drejtuesit kryesore te komunitetit te drejtesise vjen ne nje kohe kur gjykata i ka ezauruar te gjitha mungesite per te zhbllokuar procesin Dajti. Ne fakt ideja u dha ne nje seance te meparshme nga avokati penalist Saimir Visha i cili debatoi me trupen gjyqesore duke refuzuar mbrojtjen pasi sipas tij nuk ishin konsumuar te gjithe emrat ne avokati sic jane sipas Vishes edhe Maks Haxhia e Fatmir Brraka.

Nderkohe ne Gjykaten e Krimeve te Renda kane vijuar masat e forta te sigurise, ne hyrjen e jashtme te gjykates forcat e policise gjate kohes qe zhvillohej procesi ndaj Dritan Dajtit kane ruajtur te armatosura deren qendrore. Nuk jepet asnje informacion se cilat jane shkaqet e ketyre masave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA