Gjatë zbulimit të njërit prej sekreteve, në spektaklin e së shtunes mbrëma, produksioni i “Big Brother” ka percjellë një mesazh të fuqishëm.
Fokusi ka qenë tek ndërgjegjësimi i publikut për të dhënë gjak, për të shpëtuar jetë.
Ata e kane dhene te paret kete shembull. Banorja per te cilen behet fjale eshte Eldora. Ajo eshte talasemike.
Semundja e veshtire kushtezon jeten e çdo të prekuri dhe nuk ka qene ndryshe edhe per vajzen nga Berati, e cila vuan prej saj, por ajo ka vendosur mos ta lere sëmundjen ta mposhte.
Ne nje aspekt me pozitiv, Eldores i eshte shtuar nje shume e konsiderueshme parash, kur Xhimi ka tentuar, por ka gabuar te gjeje sekretin e saj.
Loja vazhdon, por Jonilda e ka humbur pergjithmone mundesine per te qene pjese e saj. Me shumice votash, ajo eshte larguar nga shtepia me e vezhguar ne Shqiperi.
”Nga rikthimi pas 10 vitesh jashtë, tek “Big Brother”, ishte një përvojë e shumë e bukur. Nuk e di kush është vetvetja dhe kush luan më shumë në shtëpi, por mbase Iliri është njeriu më pranë vetvetes, pasi është shumë i hapur dhe shakaxhi”, komentoi Jonilda pas largimit.
Duke marrë shkas edhe nga penalizimi i Anaidit dhe Marselinit javen e kaluar, ne qender te diskutimeve, gjate spektaklit te se shtunes mbrema, ka qene perdorim i gjuhes banale nga banoret dhe mungesa e disiplines e korrektesise mes tyre.
Nderkaq te nominuarit e kesaj jave kane qene, Joana, Marselini, Olta dhe Anaidi.
Top Channel