Mjedisi, bashkëpunim me Kosovën
29/03/2013 00:00
Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me homologun e tij në Kosovë ku kanë diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit në shumë fusha.
Bjeshkët e Namuna, janë projekti mbi të cilin është folur më gjatë.
“Ai që kemi bërë kemi një memorandum bashkëpunimi me Kosovën. Mendoj se duhet të ketë nisma të tjera që kanë në thelb bashkëpunimin. Një bashkëpunim tjetër në këtë plan e kemi në zonën e Sharrit mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës dhe mendoj që sic e tha ministri është një marrëdhënie e re që ne krijojmë ndërmjet vetë qytetarëve të vendeve tona dhe një bashkim që u bëjmë vlerave tona për të patur një marrëdhënie të përbashkët për të ardhmen.
Top Channel