Geri Halliwell: Orgazma e parë, kur mbusha 30 vjeç

29/03/2013 00:00

Që kur i është bashkuar Twitter-it verën e kaluar, Geri Halliwell ka qenë shumë e hapur me ndjekësit e saj në këtë rrjet social, por të premten ish-pjesëtarja e Spica Girls është treguar më e sinqertë seç duhet.

Kur një fanse i kërkoi ta uronte për ditëlindje meqë kishte 30-vjetorin, këngëtarja britanike zbuloi një prapaskenë të jetës së saj seksuale.

“Gëzuar ditëlindjen! Mos i thuaj njeriu, por orgazmën e parë të vërtetë e kam pasur kur isha 30 vjeç”, shkroi Halliwell.

Top Channel