Futbollisti bashkohet në luftën kundër homofobisë

29/03/2013 13:35

Dalja në koopertinën e një reviste për homoseksualë, nuk tregon detyrimisht prirjet seksuale.

E megjithatë, futbollisti i Uest Hamit, Matt Jarvis, tregoi se bota e futbollit vazhdon të jetë jashtëzakonisht homofobike, në pranimin për të pozuar për revistën “Attitude”.

26-vjeçari, i cili pretendon se kishte si qëllim që të jepte një mesazh për barazinë mes njerëzve pavarësisht prirjeve seksuale, u përball pas botimit të revistës me një numër të madh kritikash dhe u vu në pikëpyetje edhe nga vetë shoqëria e tij.

Në një intervistë të re në shtypin britanik, Jarvis, i cili është i martuar me gruan e tij Sarah, pranoi se nuk e kishte parashikuar që të fitonte kaq shumë interes të shtuar me atë veprim.

“Ishte një vendim i madh për mua, njëkohësisht i vështirë. Dëshiroja të dërgoja një mesazh, por nuk prisja që të vihesha në qendër të vëmendjes në këtë mënyrë. Megjithatë, duke u rikthyer pas, do të veproja në të njëjtën mënyrë”, tha Jarvis.

“Beteja kundër homofobisë është e vështirë dhe në qoftë se unë si një futbollist profesionist mund të jap një kontribut sa do të vogël, jam i nderuar që ta jap”.

“Megjithatë, pas publikimit, shumë persona telefonuan gruan time për ta pyetur nëse isha homoseksual. Unë jam i martuar, me siguri që po të isha ajo do ta kishte kuptuar”, deklaroi Jarvis.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA