Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, këngëtarja rinis koncertet dhe publikon këngë të re
Justin Bieber rikthehet në krahët e ish të dashurës Selena Gomez, këtë herë jo si partneri i saj, por për t’u këshilluar se si të kalojë situatën e vështirë në të cilën ndodhet këngëtari kanadez.
Bieber është shfaqur nervoz në daljet e fundit publike, si në koncerte ashtu edhe me durimin para paparacëve, madje duke e kërcënuar “për të rrahur njërin” prej tyre në rrugët e Londrës.
Mediat gossip në Shtetet e Bashkuara raportojnë se këngëtari vizitoi për rreth 1 orë shtëpinë e Selena Gomez në Kaliforni. Burime pranë ish-ciftit të adoleshentëve thanë për mediat se Bieber i ka kërkuar këshilla për të kaluar periudhën e vështirë në të cilën ndodhet.
Dy këngëtarët i dhanë fund lidhjes së tyre pak muaj më parë, ndërsa Gomez së fundmi do të deklaronte me krenari se “kishte bërë Bieber të qante”.
Top Channel