Franco: Pse refuzova seksin me Lindsay Lohan

27/03/2013 00:00

James Franco ka pranuar se ka refuzuar mundësinë për të bërë seks me Lindsay Lohan sepse aktorja kishte “probleme”.

Aktori hollivudian tregoi në një emision televiziv amerikan se nuk e pa të arsyeshme të niste një lidhje me kolegen, pasi i dukej se po shfrytëzonte problemet e saj që edhe sot e kësaj dite nuk janë zgjidhur.

“Ishim miq të mirë. Unë po qëndroja në të njëjtin hotel ku jetonte dhe ajo. Lindsay kishte probleme edhe atëherë, kështu që ndihesha çuditshëm. Më dukej sikur po e shfrytëzoja dhe nuk pranova të shkonim përtej miqësisë”, shpjegoi protagonisti i 127 Hours.

Lindsay Lohan i shpëton burgut

Lindsay Lohan, aktorja problematike hollivudiane, i ka shpëtuar sërish burgut. 26-vjeçarja rrezikonte 8 muaj pas hekurave për një aksident rrugor në qershorin e vitit të kaluar, por do të bëjë vetëm 90 ditë rehabilitim.

Lohan kishte përplasur makinën e saj Porsche me një kamion, në Santa Monica të Kalifornisë, por i tha policëve se nuk kishte qenë ajo në timon.

Në seancën gjyqësore të mbajtur në Los Angeles më 18 mars, aktorja amerikane pranoi se kishte gënjyer agjentët e policisë dhe se kishte ngarë makinën në mënyrë të pakujdesshme.

Tashmë, Lohan do të kalojë 90 ditë në rehabilitim dhe do të kryejë punë në shërbim të komunitetit për 30 ditë.

Top Channel

Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë
Top Channel/ Zbardhet nga dëbora qarku i Elbasanit, disa fshatra pa energji elektrike
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, i mituri përplas makinën e policisë në Vlorë