Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, këngëtarja rinis koncertet dhe publikon këngë të re Është një nga gjinitë më të lashta të artit dhe 27 marsi është dita boterore e tij: teatri.
Kudo, kjo dite kremotohet me aktivitete te ndryshme, ku nder to spikat qarkullimi i mesazhit, nepermjet te cilit, nje figure e njohur, shperndan reflektimet e tij mbi teatrin, si pjese e kultures se paqes dhe harmonise boterore.
Ne vendin tone, ne Teatrin Kombetar u mblodhen artiste dhe nje grup te rinjsh, adhurues te teatrit. Perpara nje tavoline, ku me domethenie ishin vendosur karshi njera tjetres nje tufe me lule dhe nje serum, u lexua edhe mesazhi i figures se njohur, qe kete vit eshte fituesi i nobelit, Dario Fo.
“Zgjidhja e vetme për krizën mbetet shpresa, që kundër nesh dhe të rinjve që duan të mësojnë artin e teatrit të ndërmerret një përndjekje e madhe, një diasporë e re artistësh të teatrit, që prej këtij përjashtimi, pa dyshim do të nxjerrin përfitime të paimagjinueshme në favor të një rishfaqje të re”, deklaroi regjizori Mehmet Xhelili.
Me pas, studenti i Universitetit te Arteve, Nikolin Ferketa interpretoi nje pjese per rastin. Dita boterore e teatrit perkon me krijimin e Institutit nderkombetar te teatrit. Nder personazhet qe kane percuar mesazhet e tyre ne vite jane: Arthur Miller, Ellen Stewart e John Malowich.
Top Channel