“Tërbimi” i Hugh Jackman
26/03/2013 00:00
Hugh Jackman duket i tërbuar në posterin e filmit të tij më të ri, “The Wolverine”. Aktori shihet i gjunjëzuar në tokë gjysmë-nudo, me muskujt e tendosur në maksimum dhe me kthetrat që i dalin nga duart.
Në një foto tjetër promovuese të filmit, aktori australian shihet me duart e kryqëzuara dhe me kthetrat në plan të parë.
Hugh Jackman ka interpretuar për herë të parë superheroin Wolverine në vitin 2001, në sagën X-Men, por duket se stërvitja e mundimshme po jep frytet duke bërë që aktori të jetë ende i përshtatshëm për rolin.
Filmi “The Wolverine” ka një buxhet prej 100 milionë dollarësh dhe do të shfaqet për herë të parë në korrik të këtij viti.
Top Channel