Restaurimi i Manastirit të Mesopotamit

26/03/2013 00:00

Manastiri i Mesopotamit, një prej monumenteve unikale për nga stili i ndërtimit në të gjithë Europën, është ende duke pritur fazën e tretë të restaurimit që janë pezulluar që prej vitit 2009.

Fillimisht në objekt është vënë re problematika e qendrimit të strukturës për shkak të dëmtimit të kolonës kryesore mbajtëse. Studimi për restaurimin e objektit është paraqitur për herë të parë në vitin 2007 para Komisionit Kombëtar të Restaurimeve dhe që atëherë kanë pasuar dy faza restaurimi.

Drejtoria e Monumenteve të Kulturës në Sarandë bën me dije se aktualisht po priten përfundimet e vlerësimit final mbi objektin për të vlerësuar fazën pasuese.

Gjendja aktuale e objektit, pas dy fazave ndërhyrjesh konservuesen dhe një harrese 4-vjecare është e brishtë. Më problematike është ana lindore e Kishës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA