Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, këngëtarja rinis koncertet dhe publikon këngë të re Problemet fizike jo gjithmonë bëhen pengesë për t’u realizuar, edhe në ato fusha ku duket e pamundur.
Është rasti i artistëve që performojnë në Kompaninë e dansit “Candoco”, kompania britanike e kërcimtarëve me dhe pa aftësi të kufizuara.
Në Universitetin e Arteve, mbrëmjen e së martës, është organizuar nga British Council, me mbështetjen mediatike të fondacionit “Dritan Hoxha”, shfaqja “Pjesë me tre akte”.
Artistë britanikë të kompanisë “Candoco”, kanë sjellë pjesë nga repertori i tyre për publikun shqiptar. Pjesa e parë e shfaqjes është krijuar 30 vjet më parë, sot e përshtatur edhe për persona me aftësi të kufizuar, nga kjo kompani.
Eric Rodger, pjesëtar i trupës, dikur artist cirku, pësoi një aksident, por dëmtimi i tij nuk pengon artin e tij, sot në këtë kompani, që është shembull i shkëlqyer i trajtimit të barabartë të njeriut dhe bashkëpunimit mes tyre.
Kompania “Candoco”, e krijuar 22 vite më parë, performoi në ceremoninë mbyllëse të lojërave paralimpike “Londër 2012”.
Top Channel