
Kim Kardashian këmbëngul se nuk ka shtuar shumë në peshë gjatë shtatzënisë. Nëna e ardhshme theksoi se e kishte të vështirë në fillim, kur trupi nisi t’i ndryshonte.
“Nuk mund të them që u përshtata menjëherë me situatën e re. Ishte e vështirë në fillim, por mësohesh me kalimin e kohës”, deklaroi 32-vjeçarja.
Kardashian po pret fëmijën e saj të parë nga reperi Kanye West. Ka thashetheme se pesha e saj aktuale ka shkuar në 90 kilogramë, por ajo nuk e pranoi këtë.
“Kam dëgjuar se kam kapur 90-ën, por jam 65 kilogramë. Gjithsesi, edhe nëse do të shëndoshesha, nuk do e kisha aspak problem. Të gjithë më thonë që tani duhet të ha çfarë të dua dhe mua më pëlqejnë shumë ëmbëlsirat, por po vazhdoj të ha vetëm perime.”
Top Channel