Një nga personazhet më interesante në sezonin e dytë të “Big Brother Albania” ishte Bjordi Mezini.

21-vjeçari që vinte nga Italia zgjodhi një “reality-shoë” për t’u rikthyer në atdhe.

Ditën e hënë, “Pasdite” në “Top-Channel” u rikthye tek ky personazh interesant dhe momentet e tij më të veçanta në “Big Brother”, midis të cilave ishte letra që babai i kishte dërguar Bjordit.

Rreshta të shkruar me shumë dashuri, nga një prind që se kishte takuar të birin për 20 vjet.

Megjithatë, pas përfundimit të realitetit 100-ditor, “BB” përfundoi dhe Bjordit iu desh të përballej me një mjedis të ri.

Tashmë nuk ishte një njeri i thjeshtë dhe fama ishte një element i ri në jetën e 21-vjeçarit.

Lidhja e dashurisë me një banore të “Big Brother” ishte një arsye që ata të dy të gjendeshin kurdoherë në faqet e shtypit rozë. Por, historia e Bjordit me të atin u bë një pikë referimi nga njerëzit.

Këto katër vite mes Shqipërisë dhe Italisë kanë qenë jo pak të lodhshme për Bjordin. Dëshira e tij e hershme është të bëhët aktor dhe këtë gjë ka filluar ta vendosë në praktikë gjatë bashkëpunimit me emisionin “Pop Channel”.

Një gjë mund të thuhet me siguri, “Big Brother” ndryshoi përgjithmonë jetën e Bjordit, siç dëshmoi vetë ai në studion e “Pasdites”, në serinë e 25 marsit (e hënë).

Top Channel

Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë
Top Channel/ Zbardhet nga dëbora qarku i Elbasanit, disa fshatra pa energji elektrike
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, i mituri përplas makinën e policisë në Vlorë