Athinë, shqiptari tenton vetëvrasjen

25/03/2013 00:00

Një shtetas shqiptar kërcënoi me vetëvrasje gjatë orëve të mbrëmjes të së hënës në sheshin Omonia në Athinë. Ai ka hipur në një shtyllë në sheshin qendror të kryeqytetit helen dhe kërcënon se do të vetëvritet si pasojë e kushteve të këqija ekonomike që po jeton.

Shqiptari, emri i të cilit për momentin nuk bëhet publik, akuzon ish-punëdhënësin e tij se nuk e ka paguar për muaj me radhë duke e shtyrë në skamje dhe varfëri të plotë.

Si pasojë e kushteve të këqija ekonomike, kane filluar edhe problemet familjare duke detyruar bashkëshorten e tij dhe fëmijët e mitur të familjes të largohen nga shtëpia.

Në zonë kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ambulanca. Disa negociatorë të policisë tentojnë ta bindin të zbresë, por deri në këtë moment ai nuk po zbret nga shtylla.

Kohët e fundit janë qindra raste personash të cilët si pasojë e krizës ekonomike kanë tentuar ose i kanë dhënë fund jetës në pamundësi të gjetjes së një rrugëdalje nga problemet e tyre ekonomike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA