Me kalimin e javëve, banorët po njihen më shumë me njëri-tjetrin dhe bashkë me qendrimin 24 orë, shtohen dhe mospërputhjet e afrimet.
Çfare po ndodh mes Anaidit dhe Joanes? Ende i paqarte raporti mes tyre. Nderkohe qe Anaidi pohon, se nuk eshte me loje, as nuk pranon te perkufizoje këtë raport.
Teksa duket i sigurt qe nuk do te kete lidhje pertej miqesise, pranon edhe se ndjenjave nuk u dihet sesi shkojne. E paqarte dhe Joana. Por, pas perballjes se te dyve me studion mbi argumentin, vjen nje perqafim bashkepunues.
Pjese e rendesishme e ketij edicioni jane ehde sekretet e banoreve. Sekreti i Ilirit qe di me se 1 000 tekste kengesh permedesh nuk u zbulua prej tyre.
Per skeptiket, Iliri eshte vene ne prove me kenge te zgjedhura rastesisht, per te pare nese vertete i njeh tekstet e tyre. Prove qe u kalua me sukses.
”Big Brother” zbuloi per publikun sekretin e Anaidit. Eshte ai banori qe kujdeset prej 10 vjetesh per nje njeri me nevoja specifike.
Sigurisht, pertej zbavitjes, ne kete format rrefehen copeza te realitetit te jetes, ku pjese e tyre jane edhe gjestet humanitare.
Per t’iu rikthyer lojes, eshte larguar prej saj Arsimi. “Eksperiencën time brenda në shtëpi e konsideroj si diçka shumë të bukur dhe të papërsëritshme, diçka që nuk vjen më në jetë. Jam shumë i lumtur që isha pjesë e “Big Brother 6”. Ka disa gjëra që do të doja të ndryshoja nga loja ime, por të paktën ajo heshtja, ai qëndrimi që kisha brenda, mbase duhet ta ndryshoja”.
Te kandiduarit ne rrezik eliminimi te shtunen e ardhshme jane: Anaidi, Joana, Jonida, Olta dhe Marselini.
Top Channel