Mjekësia ligjore konfirmon se i riu italian që ndërroi jetë në Shqipëri
gjatë kurimit të një sëmundjeje të rëndë ka vdekur nga mjekimi i
pakujdesshëm, ngjarje për të cilën është nën hetim mjeku italian Tullio
Simoncini.

Në një dokument qe Top Channel disponon në ekspertimin e tyre të dytë tre mjekë ligjore konfirmojnë se 27-vjeçari Luka Olivoto nderroi jete per shkak te mjekimit te pakujdesshem nga personeli mjekesor, perfundim i cili tashme pritet te veshtiresoje pozitat e mjekut nen hetim ne prokurorine e kryeqytetit.

Ne dokumentin qe Top Channel disponon dhe qe i eshte dorezuar Prokurorise thuhet: “Konkluzion. Duke u mbeshtetur ne te dhenat e mesiperme arrijme ne perfundimin se, nese shtetasi Luka Olivoto nuk do i ishte nenshtruar nderhyrjes kirugjikale dhe mjekimit ne daten 18 tetor 2012 ne spital gjendja e tij nuk do ishte renduar, gje qe solli edhe pershpejtimin e vdekjes se ketij shtetasi. Ne trajtimin mjekesor te shtetasit Luka Olivoto verehen elemente te mjekimit te pakujdesshem nga ana e personelit mjekesor ne formen e neglizhimit. Keto elemente te mjekimit te pakujdesshem kane sjelle rendimin e gjendjes shendetesore dhe pershpejtimin e ardhjes se pasojes, vdekjen e ketij shtetasi”.

Sipas tre eskperteve Sabri hoxha, Bledar Xhemali dhe Zija Ismaili trajtimi i tumorit tek i riu nuk eshte bere ne menyre te sakte shkencore, sipas protokolleve bashkekohore pasi sipas eksperteve per trajtimin e ketij tumori aplikohen antikovulsante dhe kimioterapi.

Ekpertet permendin se mjeku italian nen hetim eshte mjek diabetolog-onkolog dhe sipas deshmise se tij ai ka zhvilluar nje teori sipas te ciles tumori eshte nje zhvillim kerpurdhash dhe se ka mijera persona qe jane sheruar duke u trajtuar me biokarbonat natriumi ose sode buke. Ekspertet pohojne se kjo teori nuk eshte e licensuar ne Itali dhe mjeku nuk eshte as i regjistruar ne urdherin e mjekut italian. Sipas eksperteve pasi pacienti Olivoto ka filluar trajtimin e turmorit dhe biokarbonat natriumi gjendja e tij eshte renduar, pasi i riu ka patur simptoma qe i sjell ky produkt siç jane te perzierat, dhimbje muskulare, tharje te gojes dhe enjtje te gjymtyreve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA