Kalimash-Morinë, bllokohet një korsi e autostradës

22/03/2013 00:00

Njëra korsi e autostradës Kalimash-Morinë ka qenë e bllokuar për shkak
të rrëshqitjes së dherave. Në vendin e quajtur Mamëz, qindra metër kub
dhera e gurë të skarpatave anësore, kanë rënë në trasenë e rrugës.

Pas reshjeve të dendura të dëborës dhe shiut, fenomeni ka qenë më i theksuar. Fatmirësisht, gjatë rrëshqitjes nuk ka pasur automjete apo udhëtarë të prekur apo të dëmtuar nga gurët e rënë. Terreni në këtë pjesë të autostradës është shumë i lëvizshëm dhe gjatë gjithë kohës ka rrëshqitje, sidomos në kohë me reshje të dendura.

Kompania që ka marrë përsipër mirëmbajtjen e rrugës ka punuar për pastrimin e dherave dhe largimin e gurëve, gjë që mund të ishte shmangur që me fillimin e punimeve nëpërmjet vendosjes së rrjetave metalike në pjesët e rrezikuara. Në këtë segment, nga ekspertët është kërkuar që të ndërhyhet përsëri për rehabilitimin tërësor të skarpatës, por deri tani nuk është miratuar asnjë projekt konkret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA