Banorët e komunës së Ishmit protestuan për mungesën e ujit të pijshëm.
Ata thonë se prej 4 vjetësh e vuajnë këtë problem me gjithë investimeve
që janë bërë në zonë. Protesta është mbështetur edhe nga kryetari i
komunës së Ishmit.

Kreu i ndërmarrjes së Ujësjellësit thotë se ky problem për 500 familje të zonës do të marrë së shpejti zgjidhje me zbatimin e një projekti të financuar nga fondet e vetë ndërmarrjes.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve mbulon me furnizim 75 perqind të popullsisë dhe ofron shërbim me kanalizime për afro 50 për qind të popullsinë në zonën e saj të mbulimit nga 25 për qind që ofrohej në vitin 2009.

Nje nga investimet me te rendesishme eshte impianti i trajtimit te ujrave te zeza ne shena vlash te durresit. Nje inevstim prej 12 milione euro qe tashme eshte vene ne funksionim. Në muajin maj pritet të përfundojë dhe rrjeti i kanalizimeve në plazhe, i cili i jep fund përdorimit të gropave septike dhe derdhjes së ujërave të zeza në det.

Dita botërore e ujit e gjen qytetin e Durrësit me një situatë furnizimi me ujë të pijshëm të përmirësuar por ende me shume nevoja per ndryshim per shkak te zgjerimit shume te madh te zonave te banuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA