
Tre vjet nga nisja e ndërtimit, hidrocentrali i Ashtës ka filluar prodhimin e energjisë me kapacitet të plotë.
Pas një periudhe disamujore testesh, Ministria e Ekonomisë ka autorizuar zyrtarisht vënien në funksion të plotë të hidrocentralit, i cili do të prodhojë rreth 240 milionë kilovat orë energji në vit.
Ashta, bëhet kështu vepra e parë hidrike, e përmasave të mëdha që ndërtohet pas rënies së regjimit komunist.
Hidrocentrali i fundit i ndërtuar ishte ai i Komanit në vitin 1986, në kasadën e Drinit. Ashta është një investim i përbashkët i dy kompanive austriake, “Verbund” dhe “Evn”. Vlera e investimit llogaritet në rreth 200 milionë euro dhe ky hidrocentral llogaritet se do të prodhojë energji për 100 mijë familje shqiptare.
Top Channel